Shpejton vaksinimi i qytetarëve në Gjermani, 1 milionë brenda një dite

Bota

Shpejton vaksinimi i qytetarëve në Gjermani, 1 milionë brenda

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn ka treguar se fushata e vaksinimit në vend ka nisur me ritme të shpejta, ku sipas tij, në një ditë janë vaksinuar plot 1 milionë qytetarë. Ndërkohë, dy ditë më parë, tha ministri, mjekët e përgjithshëm administruan 730,000 vaksinime dhe qendrat rajonale të vaksinimit 360,000 të tjera.

Mediat shkruajnë se, sipas llogaritjeve të ministrisë, më shumë se një e katërta e gjermanëve, 25.9% tani kanë marrë të paktën një nga dy dozat kundër Covid-19, ndërsa 7.5% kanë pasur të dytën e nevojshme për nivelin optimal të imunitetit.

Më tej, ministri tha se pavarësisht se fushata po ecën me ritme të shpejta, ende nuk ishte e mjaftueshme për imunitetin e tufave.

Nga ana tjetër, president i Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Ëieler, tha se duhet ende shumë për të bërë. Ndërkohë bëhet e ditur se të mërkurën, e ashtuquajtura shkallë e incidencës shtatë ditore ra në 154 infeksione për 100,000 njerëz, më e ulëta që ka qenë për rreth 14 ditë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion