Shkencëtarët amerikanë: Covid ka kaluar tek kafshët, 40% e drerëve të egër janë infektuar

Bota

Shkencëtarët amerikanë: Covid ka kaluar tek kafshët, 40% e

Një zbulim i fundit është bërë nga shkencëtarët amerikanë, lidhur me Covid-19 tek kafshët. Sipas tyre, është vërtetuar që Covid-19 ka kaluar nga njerëzit tek dreri i egër që rritet në disa vende të SHBA-ve. Mediat amerikane, referuar studimit të tyre, shkruajnë se tek 40% e drerëve të egër janë zbuluar antitrupa SARS-CoV-2. Sipas studimit, vetëm në Miçigan, 67% e drerëve të egër kishin tregues imunitar për Covid-19.

Sipas shkencëtarëve, gjendja e drerëve ishte e mirë, por prania e antitrupave në gjak tregon se ata e kanë kaluar Covid-19. Kjo ka rritur frikën se drerët mund ta kalojnë përsëri tek njerëzit virusin, që mund të sjellë pasoja të rënda. 

ME TE LEXUARAT