SHBA vendos sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë: Niveli i lartë i kokainës ka përmbytur tregun amerikan

Bota

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë: Niveli i

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, duke e akuzuar atë se refuzon të ndalojë trafikun e kokainës drejt SHBA-ve, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes dy vendeve.

Sipas deklaratës së sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, qëndrimi i qeverisë kolumbiane ka bërë që prodhimi i kokainës të arrijë në nivelet më të larta të dekadave të fundit, duke “përmbytur tregun amerikan dhe helmuar qytetarët tanë”.

“Presidenti Petro ka lejuar që kartelet e drogës të lulëzojnë dhe ka refuzuar të ndalë këtë aktivitet. Presidenti Trump po merr masa të forta për të mbrojtur kombin tonë dhe për të treguar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më trafikantët e drogës,” – deklaroi Bessent.

Në reagimin e tij në platformën X, Petro e cilësoi vendimin si “paradoksal dhe të padrejtë”, duke theksuar se për dekada ka luftuar kundër trafikut të narkotikëve.

“Kemi ndihmuar shoqërinë amerikane të ulë konsumin e kokainës, dhe sot ajo na ndëshkon. Nuk do të përulemi dhe nuk do të tërhiqemi,” – shkroi ai.

Emri i Petros tani i shtohet listës së liderëve botërorë që ndodhen nën sanksione amerikane, përfshirë presidentin Nicolás Maduro të Venezuelës dhe Vladimir Putinin e Rusisë.

Sanksionet prekin gjithashtu bashkëshorten dhe djalin e Petro-s, si dhe ministrin kolumbian të Brendshëm, Armando Benedetti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion