SHBA/ Të shtëna me armë zjarri pranë një restoranti, plagosen disa persona (VIDEO)

Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri pranë një restoranti,

Një incident me të shtëna ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Austin, SHBA, duke shkaktuar panik pranë një restoranti të njohur ku ndodheshin qytetarë në momentin e ngjarjes.

Sipas CBS Austin, policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke siguruar zonën dhe duke ofruar ndihmë për të plagosurit.

I dyshuari është larguar me automjet dhe ndodhet ende në arrati, ndërsa forcat e rendit kanë nisur operacionin për kapjen e tij dhe po hetojnë rrethanat e plota të sulmit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të të plagosurve, por disa persona po marrin trajtim në spitalet lokale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion