SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s. Një grua plagoset nga rojet e sigurisë!
Lajmifundit
/
22 Maj 2025, 19:18
Bota

Një grua u plagos nga të shtënat me armë zjarri nga rojet e sigurisë jashtë selisë së CIA-s në Langley të Virxhinias. Sipas burimeve të mediave amerikane, gruaja, e cila po drejtonte makinën e saj, nuk u ndal para hyrjes kryesore të ndërtesës.
Personeli i sigurisë më pas hapi zjarr. Gruaja, e plagosur, por jo në rrezik për jetën, u arrestua më vonë.
“CIA konfirmon se ka pasur një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë”, tha një zëdhënës i agjencisë amerikane. “Porta kryesore është aktualisht e mbyllur, punonjësit po detyrohen të përdorin rrugë alternative” – përfundoi ajo.


