SHBA nën ‘pushtetin’ e tërbimit të natyrës, rrufeja gjigante godet Atlantën

Bota

SHBA nën ‘pushtetin’ e tërbimit të natyrës,

Natyra vijon ta surprizojë njerëzimin me ‘shfaqjet’ e saj sa spektakolare, aq edhe të frikshme. Një rrufe gjigante ndriçoi qiellin e Atlantës në SHBA, pas një stuhie të fortë dhe motit të keq që po përjeton vendi ditët e fundit.

Qielli i Atlantës u ndriçua nga një rrufe masive gjatë një stuhie gjatë natës dhe pamjet e fenomenit mbresëlënës atmosferik të publikuar nga mediat amerikane, u rishpërndanë nga mijëra përdorues në rrjetet sociale.

Edhe “La Repubblica” e ka risjellë me një video, ku shfaqet forca e rrufesë së pazakontë dhe që shihet shumë rrallë si fenomen.


Ndërkohë, moti i ashpër vazhdon të rrënojë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara jugperëndimore. Georgia në veçanti, aktualisht është duke u goditur nga stuhi të forta dhe tornado që po shkaktojnë përçarje në disa zona.

ME TE LEXUARAT