Ish-kryebashkiakja Libohovës shpallet fajtore nga Apeli, por i shpëton dënimit me burg
Lajmifundit
/
19 Mars 2025, 13:34
Politikë

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për “shpërdorim të detyrës” të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, por i shmangu rrezikun e vajtjes në qeli.
Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj burg.
Mandi u procedua pas kallëzimit të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Sipas tij, ndonëse qytetarit i ishte premtuar se do t’i riparohej pronë, fakt që nuk ka ndodhur.


