SHBA lehtëson masat anti-Covid, hap kufijtë tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën

Bota

SHBA lehtëson masat anti-Covid, hap kufijtë tokësorë me

Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Kufijtë kanë qenë të mbyllur për udhëtarët që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Heqja e kufizimeve për udhëtarët e zakonshëm në kufijtë tokësorë vjen vetëm disa javë pasi administrata e Presidentit Biden njoftoi se do të lejojë shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht, që udhëtojnë me avionë, të hyjnë në ShBA duke filluar nga muaji i ardhshëm. Data e saktë e hyrjes në fuqi të rregullave të reja nuk është përcaktuar.


Administrata e Presidentit Biden ka qenë nën presion nga ligjvënësit amerikanë, si dhe Kanadaja dhe Meksika, për të hequr kufizimet, të cilat ata thonë se kanë ndarë familjet dhe i kanë privuar Shtetet e Bashkuara nga miliarda dollarë të ardhura nga turizmi. /Voa

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion