Sapo ishte liruar nga psikiatria, 52-vjeçari grek vret nënën e tij me thikë
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 17:28
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mikri Mantineia të Kallamatës.
Një 52-vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas u përpoq të bënte vetëvrasje. Zbulohet se ai ishte liruar disa ditë më parë nga psikiatria, dhe herët në mëngjes kishte marrë një thikë dhe goditi nënën e tij 86-vjeçare.
Pastaj, sapo e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai u përpoq t’i jepte fund jetës me të njëjtën thikë.
Një forcë policie shkoi në vendngjarje dhe arrestoi 52-vjeçarin ku dhe më parë me veprime te tij kishte shkelur ligjin.


