Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë

Bota

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë

Dëshira e Finlandës për antarësimin në NATO është përballuar me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji vendin fqinj.

Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, duke nisur nga e shtuna nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji.

Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.

ME TE LEXUARAT