Zgjedhja e kryetarëve të degëve, Balla: Në Fier do aplikohet formula e bashkëdrejtimit

Politikë

Zgjedhja e kryetarëve të degëve, Balla: Në Fier do aplikohet

Partia Socialiste ka hapur garën për zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet do të mbahen në fund të qershorit në 61 bashkitë e vendit. Nga Fieri, kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka deklaruar se ky është një qark ku do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në nivelin e kryetarëve të partisë.

“E para njëherë në drejtimin e PS në Fier ka qenë kolegu Petro Koçi i cili sipas statutit s’mund të jetë më kryetar partie për shkak se është deputet.

Do ketë ndryshime, në Fier do jetë një prej qarqeve që do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në nivelin e kryetarëve të partisë. Kjo formulë e re na jep mundësinë që këtu në Fier të aplikojmë mundësinë  që partia të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua një vajzë dhe një djalë sepse ky është një model që ka rezultuar i suksesshëm.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në të gjitha organizatat socialiste ku bashkëveprimi ka funksionuar rezultati ka qenë i mirë. Në Fier ku rezultatet tona janë më të mira do ta aplikojmë dhe në nivelin e kryetarëve të 6 bashkive. Synojmë të kemi një parti gjithmonë edhe më fituese”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT