Rusia ka paguar disa eurodeputetë? Parlamenti Evropian nis hetimet

Bota

Rusia ka paguar disa eurodeputetë? Parlamenti Evropian nis hetimet

Parlamenti Evropian është “duke shqyrtuar akuzat” se disa nga anëtarët e tij janë paguar nga një rrjet propagandistik rus i zbuluar në fillim të kësaj jave nga autoritetet çeke, konfirmuan shërbimet për shtyp të institucionit.

Kjo vjen pasi kryeministri belg Alexander De Croo tha të enjten se “Rusia u ishte afruar ligjvënësve të BE-së” dhe i kishte paguar ata për të “promovuar propagandën ruse” në Evropë, si pjesë e një operacioni të zbuluar në një hetim çek.

Shërbimet e Parlamentit nuk ishin në gjendje të konfirmonin se sa deputetë mund të ishin vendosur nën vëzhgim, por thanë të premten se po punonin “në koordinim me partnerët institucionalë” në përgjigje të akuzave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Roberta Metsola, shefi i grupit të qendrës Renew Europe, Valérie Hayer, i përshkruan akuzat si një “sulm të qartë” ndaj parlamentit dhe “mandatit të tij demokratik”.

“Nëse eurodeputetët ose kandidatët në zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë marrë para ose janë korruptuar nga qeveria ruse ose përfaqësuesit e saj, ata duhet të ekspozohen,” tha Hayer.

Këto akuza vijnë rreth dy muaj përpara se votuesit e BE-së të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur 720 anëtarët e Parlamentit Evropian.

ME TE LEXUARAT