Si u kapën duke transportuar 8 emigrantë? Zbardhen detajet e operacionit me dy të arrestuar në Elbasan

Aktualitet

Si u kapën duke transportuar 8 emigrantë? Zbardhen detajet e
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “Aksi”, që synon goditjen e aktivitetit kriminal të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit.

Sipas Policisë, dy të rinjtë u kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Gjatë fazës së katërt të operacionit, “Aksi 4”, u arrestua në flagrancë L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet.

Ndërsa në fazën e pestë, “Aksi 5”, efektivët arrestuan në flagrancë E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan edhe dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion