15 persona i rra'hën të birin me urdhër të Jozit, çfarë thotë babai i Edit për ngjarjen e rëndë?

Showbiz

15 persona i rra'hën të birin me urdhër të Jozit,
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij dhunohet nga Jozefin Marku.

Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se familja e tij e ka përjetuar shumë keq ngjarjen dhe për momentin nuk është i gatshëm të flasë në media më gjatë.

Ai gjithashtu shtoi se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë nga ana e tij dhe as me iniciativën e tij.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës.

Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time.

Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion