Rritet në 1.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, mbi 2.300 të lënduar!

Bota

Rritet në 1.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar,

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Mianmar është rritur në 1.000, ndërsa mbi 2.300 janë lënduar, njoftoi media shtetërore. Sipas MRTV-së, numri i të vdekurve është 1.002, ndërsa 2.376 janë lënduar dhe 30 rezultojnë të zhdukur në gjithë vendin.

Ndihma ndërkombëtare dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të rriten ndërsa Mianmari dhe Tajlanda u goditën nga tërmete shkatërruese të premten. Autoritetet në Tajlandën fqinje thanë se 11 provinca janë prekur, me tetë të vdekur dhe 101 të zhdukur, ndërsa një rrokaqiell në Bangkok u shemb. Të paktën 50 xhami në gjithë Mianmarin u shembën gjatë namazit të xhumasë , duke vrarë afro 300, sipas Khit Thit News.

Malajzia, Indonezia, India, Australia, Pakistani, Zelanda e Re dhe vende të tjera shprehën solidaritet dhe ofruan ndihmë për Mianmarin, i cili gjithashtu është përfshirë nga konfliktet e brendshme etnike. Gjenerali Min Aung Hlaing, sundimtari i juntës së Mianmarit, vizitoi zonat e prekura në rajonin Mandalay dhe inspektoi masat e marra për të shpëtuar njerëzit, tha MRTV-ja shtetërore përmes Telegramit.

Junta, në një hap të rrallë, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë humanitare. Një tërmet i fortë me magnitudë 7,7 ndodhi të premten me epiqendër në rajonin Sagaing të Mianmarit.

Goditja e parë u pasua nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë 12 minuta më vonë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion