U vidhte qytetarëve me dhunë varëse e floriri, arrestohet 32-vjeçari!

Aktualitet

U vidhte qytetarëve me dhunë varëse e floriri, arrestohet

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga polica, pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë tre qytetarë në zonën e Kamzës. Sipas policisë, i arrestuari me iniciale F.C., banues në Fushë Krujë, iu vodhi me dhunë, varëset e floririt tre shtetasve.

Blutë njoftojnë se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mekanizmi”.

Gjatë muajit mars, 3 shtetaseve iu vodhi me dhunë, varëset e floririt, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”.


Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT