Aeroplani humb kontaktet me autoritetet dhe rrëzohet në Kroaci, humbin jetën 2 persona

Bota

Aeroplani humb kontaktet me autoritetet dhe rrëzohet në Kroaci, humbin

Dy persona kanë humbur jetën pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua pranë qytetit kroat të Zadarit, njoftuan autoritetet.

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi pak pas orës 16:00, pasi avioni me dy vende, i cili ishte nisur nga Republika Çeke, humbi kontaktin dhe u zhduk nga radarët.

Pas disa orësh kërkime, mbetjet e avionit u gjetën në territorin e Parkut Kombëtar Paklenica, rreth 60 kilometra në verilindje të Zadarit.

Policia kroate bëri të ditur se operacioni përfundoi rreth orës 22:00, kur ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën rrënojat e avionit dhe trupat e dy personave që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, të cilat mbeten ende të paqarta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion