Rekrutonte prostituta për festat e Berlusconit, ish-modelja britanike sërish përpara drejtësisë

Ish-showgirl britanike Nicole Minetti, e njohur për përfshirjen e saj në skandalin “Bunga Bunga” gjatë kohës së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, po përballet me një hetim të ri nga autoritetet në Itali.
Minetti kishte qenë më parë e dënuar për rekrutimin e vajzave për festat private të Berlusconit dhe për keqpërdorim të fondeve publike, por nuk kreu burg, duke kryer vetëm shërbim komunitar. Në shkurt ajo përfitoi një amnisti presidenciale pas apelimit të dënimit.
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se po hetohet mundësia që amnistia të jetë marrë mbi bazën e informacioneve të pavërteta, veçanërisht në lidhje me pretendimet për adoptimin e një fëmije me probleme shëndetësore.
Dyshohet se dokumentet e paraqitura mund të mos kenë qenë të sakta, ndërsa prindërit biologjikë të fëmijës rezultojnë të kenë qenë ende gjallë në vitin 2023.
Prokurorët e Milanos kanë kërkuar bashkëpunimin e Interpolit për të verifikuar rrethanat e rastit, ndërsa hetimet po zgjerohen edhe mbi mënyrën si është trajtuar dosja në sistemin gjyqësor italian.
Skandali lidhet me ngjarjet e njohura të “Bunga Bunga”, që përfshijnë edhe vetë Berlusconin dhe një sërë figurash të tjera politike dhe mediatike në Itali, duke rikthyer sërish në vëmendje një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit në vend.


