Rekord në Turqi, mbi 55 mijë raste të reja nga koronavirusi

Bota

Rekord në Turqi, mbi 55 mijë raste të reja nga koronavirusi

Turqia ka regjistruar 54,740 raste të reja të koronavirusit në  24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi ka arritur kështu një tjetër rekord absolut që nga shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, 276 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 32,943.


Javën e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi shtrëngimin e masave kufizuese, duke përfshirë rifillimin e një bllokimi total në të gjithë vendin gjatë Ramazanit, i cili fillon në 13 prill. 

ME TE LEXUARAT