Qëlloi me armë zjarri vajzën e tij, vdes 15-vjeçarja në Itali

Bota

Qëlloi me armë zjarri vajzën e tij, vdes 15-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se një 15-vjeçare është vrarë aksidentalisht nga babai saj. Ngjarja ka ndodhur në provincën e San Felice del Benaco, në Brescia, ku autori i dyshuar, Roberto Balzaretti, 57-vjeç, po mbante në dorë pushkën dhe po ua tregonte të afërmve.

Pa kuptuar, 57-vjeçari ka shkrepur armën që preku vajzën e tij, e cila nuk mundi ti shpëtojë plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ku kanë nisur hetimet për shkakun e tragjedisë. Pista kryesore e hetimit është për shkaqe aksidentale.

ME TE LEXUARAT