I dha fitoren Southamptonit, tifozët kërkesë klubit: Blejeni Armando Brojën!

Sport

I dha fitoren Southamptonit, tifozët kërkesë klubit: Blejeni

Armando Broja ka arritur të hyjë në zemrat e tifozëve të Southampton, sidomos pas golit në sfidën ndaj West Ham. Madje ata kërkojë që klubi ta blejë përfundimisht futbollistin shqiptar.

Trajneri Hasenhuttl e quajti një rezervë e mirë, por presioni e detyroi ta aktivizojë nga minuta e parë në sfidën ndaj Leeds United dhe pikërisht 20-vjeçari shqiptar shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke vulosur kështu edhe fitoren e parë sezonale të Southamptonit.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Southamptonit të shpërthejnë në lavde ndaj Brojës në rrjetet sociale të klubit, ku ndër të tjera evidentojnë edhe faktin që u është dashur të presin kaq gjatë për ta parë titullar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mungojnë as kërkesat për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar, që është në pronësi të Chelsea-t dhe luan si i huazuar te Southampton.

Ja disa nga komentet e fansave të Southampton:
“Të gjithë fansat e Southamptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”.

“Fitore e madhe. I zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”.

“Broja Brilant. Gjithmonë e kam ndjerë se duhet të luajë nga fillimi në çdo ndeshje”.

“Bravo Broja dhe të gjithë të tjerët. Mirupafshim Norwich”.

“Ndoshta po të qanin më shumë se 1000 fansa, për të aktivizuar Brojën nga minuta e parë, ju do t’i dëgjoni”.

“Imagjino shokimin tim… Pastaj luan Broja dhe fitojmë”.

“Ne duhet të blejmë Brojën. Ai është Pelle i ri, shkakton telashe në çdo ndeshje”.

ME TE LEXUARAT