Putin "shkel" marrëveshjen me Wagner, paralajmëron dënimin e organizatorëve të grushtit të shtetit

Bota

Putin "shkel" marrëveshjen me Wagner, paralajmëron

Teksa adresonte qytetarët rusë mbi rebelimin e ditëve të fundit nga ushtria mercenare e Wagner, Presidenti rus Valdimir Putin ka nënkuptuar se ky batalion masiv nuk do të ekzistojë më.

Putin nënkuptoi shkrirjen e kësaj njësie duke thënë se ushtarëve të Wagner u ngelen dy mundësi.

Ai u shpreh se ata mund të zgjedhin të largohen drejt Bjellorusisë ashtu si u premtua ose të firmosin një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes për t’u bërë pjesë e ushtrisë ruse zyrtare.

Sa i përket liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, Putin nuk e përmendi emrin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, por theksoi se organizatorët e grushtit të shtetit duhet të vendosen para drejtësisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion