Punonjësi në Drejtorinë e Policisë vjedh energjinë elektrike për "minierën" e BitCoin, e pëson kur ...

Bota

 

Punonjësi në Drejtorinë e Policisë vjedh energjinë

Fitimet marramendëse që sjell BitCoin ka bërë që shumë persona t'i përkushtohen në mbarë botën.

Një “minierë” e prodhimit të Bitcoin u zbulua në zyrat qëndrore të policisë së Polonisë në Varshavë.

Zëdhënësi i policisë, Mariusz Ciarka ka deklaruar për mediat vendase se një punonjës, jo efektiv, tentoi të vjedhë elektricitetin e qendrës për të prodhuar kriptomonedhën.

“Fatkeqësisht kjo ndodhi në zyrat qëndrore. Kjo tentativë u zbulua shumë shpejtë” – është shprehur zëdhënësi.

Pas kësaj ngjarje, punonjësi është shkarkuar nga detyra teksa prokuroria e Varshavës ka nisur hetimet.

Kriptomonedhat si bitcoin-i funksionojnë në sajë të një rrjeti të decentralizuar. Prodhimi i saj kërkon pajisje të fuqishme dhe të sofistikuara kompjuterike.

Gjtihashtu ajo kërkon procesorë dhe karta grafike të fuqishme për të dekriptuar ekuacione të komplikuara. I gjithë ky proces shfrytëzon shumë energji elektrike.

ME TE LEXUARAT