Presidenti Trump për arrestimin e Maduros: Ishte aksioni më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota

Presidenti Trump për arrestimin e Maduros: Ishte aksioni më i madh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në një konferencë për mediat të shtunën për të dhënë detaje mbi aksionin e Delta Force për arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij.

Trump, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se operacioni që çoi në arrestimin e Maduros, ishte aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ishte aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemër të Karakasit. ‘Çekiçi i Mesnatës’ u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa asnjë gabim gjatë ekzekutimit. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë”, tha Trump.

Më tej, presidenti amerikan shtoi se Maduro ishte udhëheqësi i kartelit më të madh të drogës, dhe kjo ishte arsyeja që Amerika ndërhyri.

Ai falënderoi të gjitha forcat ushtarake që morën pjesë në këtë operacion, duke e cilësuar atë si të suksesshëm.

Gjithashtu, Trump u bëri thirrje qytetarëve të Venezuelës që jetojnë në SHBA, duke thënë se tashmë janë të lirë të kthehen dhe të jetojnë në vendin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion