Prej javësh aktive, vullkani La Palma krijon 34 hektarë sipërfaqe në Tokë

Vullkani La Palma nuk e ka ndalur aktivitetin e saj, që nga shpërthimi më 19 shtator. Një ditë më parë, autoritetet vendase thanë se një rrjedhje e re shkëmbinjsh të shkrirë nga vargmali Cumbre Vieja ka shtuar shkatërrimet e më shumë se 1,100 shtëpive dhe ndërtesave industriale, si dhe fermave në zonën kryesisht bujqësore.
Burimet qeveritare thonë se rrjedha e lavës ka shkuar deri në 1.5 kilometra në pikën e saj më të gjerë dhe ka krijuar një sipërfaqe prej afro 34 hektarë në zonën ku lava derdhet në oqeanin Atlantik.

Shpërthimi fillestar detyroi evakuimin e më shumë se 6,000 personave nga afro 85 mijë banorë që ka La Palma. Banorët po qëndrojnë brenda perimetrit të sigurisë të krijuar nga autoritetet. Vullkani në La Palma shpërtheu për herë të fundit 50 vite më parë dhe zgjati pak më shumë se tre javë. Ishulli është pjesë e arkipelagut të ishujve Kanarie në brigjet veriperëndimore të Afrikës./VOA


