Atentat mafioz në Athinë, qëllohet me armë zjarri shqiptari

Bota

Atentat mafioz në Athinë, qëllohet me armë zjarri shqiptari

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një 34-vjeçari shqiptar në Athinë.

Ngjarja sapo është bërë publike nga policia greke, ndërkohë që bëhet me dije se atentati ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:05 me orën lokale greke.

Ngjarja ka ndodhur ne urën e Kaliftaktit, në Kifisia te Athinës.

Persona të paidentifikuar e kanë plagosur 34-vjeçarin me armë zjarri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në spitalit “Genimatas”. Shqiptari rezulton person me precedentë të shumëfishtë penalë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion