Përplasen teleferikët, humbin jetën dy persona

Bota

Përplasen teleferikët, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së teleferikëve në Indi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrethin Deoghar të Jharkhand, ku disa teleferikë në një litar u përplasën me njëri-tjetrin në kodrat Trikut afër tempullit Baba Baidyanath.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vijojnë që të jenë të bllokuar 42 të tjerë nga të cilët janë shpëtuar 6 turistë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy gra dhe janë lënduar 8 turistë të tjerë.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ekipet e shpëtimit me dy helikopterë Mi-17 janë të përfshirë në shpëtimin e njerëzve të ngecur në kabinat në litar.

Ndërkaq një zyrtar tha se në dukje, incidenti duket se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik me pasojë përplasjen e teleferikut, duke shtuar se shkaku i saktë ende nuk është përcaktuar.

ME TE LEXUARAT