“Përdorimi i trupave tokësorë në Iran do të ishte humbje kohë”, Trump: Ata kanë humbur gjithçka që kishin

Bota

“Përdorimi i trupave tokësorë në Iran do të ishte

Vendosja e trupave tokësore amerikane në Iran nuk do të ishte gjë tjetër veçse një “humbje kohe”, tha mbrëmë në një intervistë telefonike me NBC News presidenti amerikan, Donald Trump duke e konsideruar të panevojshme masën.

“Kjo është një humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Ata kanë humbur marinën e tyre. Ata kanë humbur gjithçka që mund të humbnin”, tha ai.

Kur iu kërkua të komentonte deklaratën e Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi se çdo operacion tokësor i SHBA-së në tokën iraniane do të ishte një “katastrofë” për Uashingtonin, Trump kundërshtoi duke thënë se ishte një “koment i padobishëm”.

Më parë, Araghchi tha gjithashtu në NBC News se Teherani është i përgatitur “për çdo eventualitet, madje edhe një zbarkim trupash”.

“Ne po i presim ata. Jemi të bindur se do të jemi në gjendje t’i përballemi dhe se do të jetë një katastrofë për ta”, theksoi Ministri i Jashtëm iranian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion