Pasardhësi i Khameneit, djali i tij, Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Bota

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij, Mojtaba Hosseini, u zgjodh

Djali më i madh i Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba Hosseini Khamenei një politikan, klerik iranian u zgjodh udhëheqësi i ardhshëm Suprem i Iranit nën presionin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), sipas Iran International.


Përzgjedhja e një pasardhësi të Ajatollah Ali Khameneit është përcaktuar shprehimisht në Kushtetutën iraniane dhe është përgjegjësi e Asamblesë së Ekspertëve, i njëjti organ që e kishte ngritur atë në pozicion udhëheqës në vitin 1989.

Sipas Kushtetutës, pasardhësi i udhëheqësit suprem duhet të zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve të Udhëheqjes.


Ndërkohë, Kushtetuta parashikon që detyrat e udhëheqësit suprem merren përkohësisht nga një organ me tre anëtarë, i përbërë nga presidenti i vendit, kreu i gjyqësorit dhe një anëtar klerik i Këshillit të fuqishëm të Gardës.

Aktivizimi i këtij procesi konsiderohet thelbësor për ruajtjen e vazhdimësisë institucionale të shtetit, derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri suprem./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion