Pas sulmit ndaj Papës, Trump poston foton me AI si Jezusi

Bota

Pas sulmit ndaj Papës, Trump poston foton me AI si Jezusi

Presidenti amerikan, Donald Trump pasi nisi një sulm të ashpër ndaj Papa Leos të hënën e Pashkëve, ai e postoi një foto ku portretizoi veten si Jezusi shpëtimtar.

Rreth presidentit amerikan janë flamuri amerikan, një infermiere, ushtarë, avionë luftarakë amerikanë, shqiponja amerikane, Statuja e Lirisë dhe Kapitoli. Ai shihet teksa i ka vendosur dorën në kokë një të sëmuri teksa në duart e tij ka shkëlqim duke dashur të tregojë se ka fuqi mrekullibërese dhe shëruese.

Trump nuk bëri komente shtesë në mbishkrimin e postimit të tij. Ky postim erdhi pasi Trump akuzoi Papën se i shërbente të majtës radikale. Sipas tij Papa është i dobët në frontin e kriminalitetit dhe shumë i keq në politikën e jashtme.

Pas sulmit ndaj Papës, Trump poston foton me AI si Jezusi

ME TE LEXUARAT