Pas Francës, tashmë edhe Belgjika nis fushatën e vaksinimit për moshat 16-17 vjeç

Bota

Pas Francës, tashmë edhe Belgjika nis fushatën e vaksinimit

Qeveria e Belgjikës ka vendosur të hapë fushatën e vaksinimit kundër covid-19 për moshat 16-17- vjeç. Sipas mediave vendase, kjo fushatë pritet të nisë nga korriku.

“Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të kryhet në vazhdën e atij të 18-vjeçarëve. Nga korriku, ata do të fillojnë të marrin një ftesë për dozën e pare. Injeksonet do të bëhen me vaksinën BioNTech/Pfizer, që ka marrë miratim nga EMA për këtë grupmoshë”, thanë ministrat e Shëndetësisë të shtetit federal, në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë kujtojmë se Franca njoftoi këtë javë hapjen e vaksinimit për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç, nga 15 qershori. Vende të tjera europiane kanë marrë masa të ngjashme për të zvogëluar qarkullimin e COVID-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion