Papa Françesku nxit Ukrainën të realizojë negociata me Rusnë, Zelenksyy reagon ashpër

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë thirrjet e Papa Françeksut për bisedime me Rusinë, ndërkohë që ministri i jashtëm i Ukrainës tha se vendi i tij kurrë nuk do të kapitullojë.
“Kur ligësia ruse filloi këtë luftë më 24 shkurt, të gjithë ukrainasit u ngritën për t’u mbrojtur. Të gjithë të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, të gjithë. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit fetarë ukrainas me ushtrinë, me forcat e mbrojtjes, në vijë të frontit, që mbrojnë jetën dhe njerëzimin. Na mbështesin me lutje, me fjalë, me vepra. Kjo është domethënia e kishës për njerëzit. Jo 2,500 kilometra larg, duke ndërmjetësuar nga distanca ndërmjet dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që synon të të shkatërrojë,” tha Zelenskyy.
Ndërkohë Kremlini deklaroi të hënën se thirrja e Papa Françeskut për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është mjaft e arsyeshme dhe se Rusia është e gatshme të ulet për të biseduar, por se Kievi po hedh poshtë bisedimet për shkak të përshtypjes së gabuar se Perëndimi mund ta mposhtë Rusinë.
“Është mjaft e arsyeshme që ai (Papa) foli në favor të negociatave,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Fatkeqësisht, të dyja deklaratat të papës dhe ato të përsëritura të palëve tjera, përfshirë tonat, së fundi janë përballur me refuzim të ashpër,” shtoi ai.
Zëdhënësi rus Peskov tha se situata në fushëbetejë tregon se shpresat e Perëndimit për t’i shkaktuar “disfatë strategjike” Rusisë ishin të gabuara.
“Ky është keqkuptimi më i thellë, gabimi më i thellë, dhe rrjedha e ngjarjeve, sidomos në fushëbetejë, është prova më e qartë,” tha ai.
Papa Françesku deklaroi në një intervistë për një media zvicerane se Ukraina duhet të ketë, siç e quajti ai guximin, të ngrejë “flamurit të bardhë” dhe të negociojë përfundimin e luftës me Rusinë, dy vjet pas sulmit në shkallë të gjerë të Moskës që la dhjetëra mijëra të vdekur.


