Arrestohet biznesmeni shqiptar në Greqi, 22-vjeçarja e denoncoi për ngacmim seksual

Aktualitet

Arrestohet biznesmeni shqiptar në Greqi, 22-vjeçarja e denoncoi

Një vajzë 22-vjeçare u largua nga një fermë në Selanikun lindor të premten e kaluar e traumatizuar dhe shkak është bërë fakti se ajo ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale nga pronari 48-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se e reja vizitonte fermën me prindërit e saj për të kërkuar informacione pasi donte të krijonte të sajën.

Të premten e kaluar prindërit e saj nuk mundën të vinin me të dhe ajo shkoi vetëm. Më pas, siç ka denoncuar në polici, 48-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka fikur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë dhe e ka ngacmuar jo një por dy herë, një herë teksa ka qenë në kalë dhe një herë kur ka zbritur nga kali.

Pas denoncimit përkatës, efektivët e policisë kanë lokalizuar 48-vjeçarin dhe e kanë arrestuar. Ai u dërgua në prokurori dhe u referua për t’u gjykuar në procedurë të pavarur në Gjykatën e Kundërvajtjes Njëanëtare të Selanikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion