Makinat përplaset “kokë më kokë” në aksin Vlorë-Novoselë, 2 të plagosur

Aktualitet

Makinat përplaset “kokë më kokë” në aksin

Pasditen e sotme, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, dy makina janë përplasur “kokë më kokë”.

Makinat përplaset “kokë më kokë” në aksin

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.” -njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion