Sulmi me shigjeta në Norvegji, konfirmohen 4 viktima, foto

Bota

Sulmi me shigjeta në Norvegji, konfirmohen 4 viktima, foto

Zbardhen detaje të reja nga sulmi me hark e shigjeta, që tronditi këtë mbrëmje Norvegjinë.

Sulmuesi i dyshuar po përdorte një hark dhe shigjetë, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën për CNN. Policia lokale u njoftua fillimisht për të dyshuarin në 6:15 pasdite me kohën lokale, shtoi ai.

Sulmi me shigjeta në Norvegji, konfirmohen 4 viktima, foto

Ngjarja ndodhi në Kongsberg, ku një burrë doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

Zyrtari policor ka thene se ka dyshime se autori ka vepruar i vetem dhe nuk ka pasur bashkepuntore.

Sulmi me shigjeta në Norvegji, konfirmohen 4 viktima, foto

Mediet e huaja raportojnë se deri më tani janë konfirmuar të paktën viktima, si dhe disa të plagosur, ndërsa kanë publikuar edhe pamje të rënda nga qyteti i sulmuar, ku shihen shigjeta në tokë, si dhe njerëz të shtrirë.

Sulmi me shigjeta në Norvegji, konfirmohen 4 viktima, foto

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion