Aurela Hoxha flet për bashkëshortin, pse nuk publikon foto kurrë me të

Showbiz

Aurela Hoxha flet për bashkëshortin, pse nuk publikon foto kurrë

Aurela Hoxha ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Si rrallëherë, ajo ka folur së fundmi rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe ka ndarë shumë detajeve të reja përballë Aulona Mustës.

Ajo u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pas solli në jetë të birin.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”, deklaroi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion