Pamje apokaliptike, thellohet bilanci viktimave nga përmbytjet në Itali

Bota

Pamje apokaliptike, thellohet bilanci viktimave nga përmbytjet në

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga përmbytjet në Emilia-Romagna të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme, numri i viktimave ka arritur në 13 dhe disa të zhdukur.  

Numri i komunave të përmbytura është rritur në 42, ndërsa rreth 10 mijë persona janë shpërngulur. 27 mijë persona janë pa energji elektrike.

Niveli i të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja, të cilat mund të rëndojnë brigjet e dobësuara apo të dëmtuara

Dëmet llogariten në miliarda. Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini: “Dëmi në disa miliardë euro, si një tjetër tërmet”.

Tani është dhënë alarmi edhe për rrëshqitje dheu. Ka mbi 280 rrëshqitje dheu të shkaktuara nga moti i keq në Emilia-Romagna, nga të cilat 120 janë veçanërisht të rëndësishme në 58 komuna. Alarmi i kuq vazhdon dhe është konfirmuar në Emilia-Romagna edhe për nesër, të premten.

Permbytje të reja janë regjistruar në zonën e Ravenës. Evakuime në Castel Bolognese, ku ka pasur problem mungesën e ujit të pijshëm.  

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion