Sulmohet jetimorja në Haiti, rrëmbehen 9 persona

Bota

Sulmohet jetimorja në Haiti, rrëmbehen 9 persona

Një grup i armatosur ka sulmuar një jetimore në jug të kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince, duke rrëmbyer nëntë persona.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, ndër të rrëmbyerit janë misionarja irlandeze Gena Heraty, e cila ka punuar për më shumë se 30 vjet me organizatën “Nos Petits Frères et Sœurs”, si dhe shtatë punëtorë haitianë dhe një fëmijë trevjeçar me aftësi të kufizuara.

Sulmuesit arritën të çajnë gardhin rrethues të jetimores dhe hynë në ndërtesë pa qëlluar asnjë të shtënë. Pas hyrjes, ata kërcënuan të pranishmit dhe i detyruan pengjet të largoheshin në këmbë, duke i marrë me vete në drejtim të panjohur.

Ngjarja vjen në një periudhë të gjatë pasigurie në Haiti, ku grupet e armatosura kanë fituar kontroll mbi zona të mëdha të vendit dhe sulmet ndaj organizatave humanitare janë gjithnjë e më të shpeshta.

ME TE LEXUARAT