Vendosi tritol në garazhin e një shtetasi në Tiranë, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në fund të muajit korrik, ku një shtetasi iu vendos një sasi tritoli në derën e garazhit të automjetit.
Sipas njoftimit zyrtar, pas mbledhjes së provave u arrit në përfundimin se 36-vjeçari me inicialet K.S., banues në Fushë Krujë, është autori i kësaj ngjarjeje kriminale.
Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E.K. u vendos një sasi lënde plasëse. Fatmirësisht, shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.


