“S’ka përparim pa lirimin e policëve”, Rama reagon pas takimeve të Kurtit dhe Vuçiç me Borrell

Aktualitet

“S’ka përparim pa lirimin e policëve”, Rama reagon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për 3 policët e Kosovës të rrëmbyer nga forca serbe ‘Kobra’.

Ndërsa ka shpërndarë disa reagimi të Josep Borell lidhur me situatën tensionuese në veri të Kosovës, kryeministri Rama është shprehur se pa u kthyer tre policët shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë përparim në dialog.

Ndërkohë Borell më herët paralajmëroi zgjedhje të reja në Veri të Kosovës, pas bisedimeve të zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

REAGIMI:

Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICARËT!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion