Nxorri kokën në dritaren e trenit, 28-vjeçarja përplaset papritur me degën e pemës dhe humb jetën

Bota

Nxorri kokën në dritaren e trenit,  28-vjeçarja përplaset

Një 28 vjeçare në Britani humbi jetën në një mënyrë tragjike dhe të pazakontë: vajza ndodhej në një tren të shpejtësisë së lartë, por nxori kokën në dritare në dritare, e përplasja me një degë peme rezultoi fatale për të.

Pas dy vjetësh nga ngjarja, kjo u konfirmua nga verifikimet e shumta të kryera rreth incidentit. Bethan Roper, e cila ndërroi jetë nga plagët e rënda që pësoi në kokë, po kthehej në shtëpi në South Wales pasi kishte dalë për pazar me shoqet në Bath të Sommerset.

Hetuesit pretendojnë se tabela e vogël paralajmëruese me sfond të verdhë ku shkruhej: “Kujdes, mos u varni nga dritarja kur treni është në lëvizje”, nuk ishte e mjaftueshme për të zbehur kureshtjen e udhëtarëve.

Ata kujtuan se edhe në 2016-tën, kishte pasur një tjetër vdekje në rrethana të ngjashme në një tren në jug të Londrës. Pas asaj ngjarjeje, u hartua një plan për vendosjen e tabelave më të mëdha paralajmëruese me sfond të kuq deri në maj të 2018-tës, por kjo nuk kishte ndodhur ende kur Roper vdiq 7 muaj më vonë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion