Sekuestrohen automjete, fishekë dhe para, arrestohen 20 persona në Kosovë, ja për çfarë akuzohen

Bota

Sekuestrohen automjete, fishekë dhe para, arrestohen 20 persona në

Policia e Kosovës njofton se gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e para të 5 qershorit, ka arrestuar 20 persona, të dyshuar për veprën penale “kontrabandë me emigrantë”.

Departamenti i Policisë kufitare tha se pas hetimeve disamujore, operacioni i koduar “Emigranti” u zhvillua në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në atë të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit janë arrestuar 20 të dyshuar, ku prej tyre 14 shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina), të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartshënuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda në Mitrovicë, 11 persona janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkaq nëntë të dyshuar janë liruar me procedurë të rregullt.

Sipas autoriteteve, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetë lokacione dhe janë sekuestruar prova të ndryshme materiale, përfshirë automjete të ndryshme, fishekë dhe një sasi e mjeteve monetare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion