Nusja e re vdes 1 orë pas dasmës, mbante veshur akoma fustanin e bardhë

Bota

Nusja e re vdes 1 orë pas dasmës, mbante veshur akoma fustanin e

Një nuse e re, 21-vjeçare vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e re, një orë pasi përfundoi dasma.

Thuhet se Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

Nusja kishte ndërruar jetë, ende e veshur me fustanin e nusërisë, pasi i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pësoi një sulm fatal në zemër. Përpjekjet e mjekëve për ta ringjallur atë rezultuan të pasuksesshme.

Vdekja e parakohshme e kishte tronditur familjen e saj dhe zonën lokale.

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një fshatar./Panorama

ME TE LEXUARAT