“Lufta ka qenë shumë e dhimbshme”, Ramush Haradinaj rrëfen momentet e vështira nga vrasja e të vëllait

Kosovë&Rajon

“Lufta ka qenë shumë e dhimbshme”, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një aventure në ngjitjen e maleve me “Të Guximshmit”, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Haradinaj ka kujtuar vrasjen e vëllait të tij në vitin 1997, duke e cilësuar si një humbje që nuk e kishte të lehtë ta pranonte.

Ish-kryeministri Haradinaj është shprehur se lufta në Kosovë ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, po ashtu edhe nga ana emocionale.

“Rasti i pritës kur isha me vëllanë, me Luanin, vrasja… Kur vritet i pari i familjes tënde, është një ndryshim i madh që nuk e pranon lehtë, e mohon.

Luani është vrarë në ’97. Lufta ka qenë e vështirë, e dhimbshme, e dhunshme, edhe nga ana emocionale. Kur humb njerëz, është e rëndë”, u shpreh Haradinaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion