"Nuk konsiderohet më një drogë shumë e rrezikshme", Administrata Trump riklasifikon kanabisin

Bota

"Nuk konsiderohet më një drogë shumë e

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka ndryshuar zyrtarisht klasifikimin e kanabisit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në politikën amerikane të drogës.

Sipas vendimit të ri, kanabisi (marijuana) nuk konsiderohet më një substancë me rrezik shumë të lartë, por është zhvendosur në një kategori më të ulët, ku përfshihen substanca me përdorim mjekësor dhe nën kontroll shtetëror.

Ky ndryshim e vendos atë në të njëjtin grup me disa barna që përdoren në trajtime mjekësore, si ato që përmbajnë kodeinë, duke hapur rrugën për më shumë kërkime shkencore dhe akses më të lehtë për pacientët.

Vendimi vjen pas një nisme të ndërmarrë nga Donald Trump, i cili kishte firmosur një urdhër ekzekutiv për nisjen e procesit të rishikimit.

Megjithatë, marijuana mbetet e paligjshme në nivel federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse shumica e shteteve e kanë legalizuar për përdorim mjekësor dhe, në disa raste, edhe për përdorim rekreativ.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion