Njihuni me vendin që ofron pula dhe lopë për personat që marrin vaksinën e Covid-19

Bota

Njihuni me vendin që ofron pula dhe lopë për personat që

Pula, lopë, pushime me pagesë  madje edhe një apartament prej 1 milion dollarësh ; këto janë disa nga dhuratat e ofruara nga Tajlanda në Hong Kong për  të gjithë qytetarët, që vaksinohen kundër Covid-19.

Ndërsa variantet më ngjitëse të virusit kanë çuar në  rritje të numrit të  rasteve, në Azinë Juglindore javët e fundit, autoritetet kanë filluar të bëjnë shorte me dhurata dhe çmime për të vaksinuarit.

Në rrethin Mai Cham të provincës veriore Chiang Mai të Tailandës, ku shumica e popullsisë janë blegtorë, autoritetet  nxorën një shorte me lopë këtë muaj, i cili rezultoi i suksesshëm.

"Është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë ", tha Inkham Tongham, 65 vjeç, kur fitoi një lopë (320 dollarë) pasi bëri vaksinën e  Covid-19.

Fushata ndodhet  në javën e saj të dytë dhe kanë mbetur akoma 27 lopë për t'u dhuruar.

Sipas autoriteteve, fushata rezultoi në më shumë se 50% të 1,400 banorëve të zonës , shumë prej tyre të moshuar,  të regjistrohen në qendrat shëndetësore  për tu vaksinuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion