Lajm i mirë, asnjë viktimë nga Covid-19 në vend, vetëm 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Aktualitet

Lajm i mirë, asnjë viktimë nga Covid-19 në vend, vetëm

Edhe sot nuk ka asnjë humbje jete në vend me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 7 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2962 testime, 9 të shëruar, 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has. Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021) Raste të reja ditore 7 Të shëruar në 24 orë 9 Të shtruar në spitale 18 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,962 Testime totale 765,938 Raste pozitive 132,476 Raste të shëruara 129,888 Raste Aktive 134 Humbje jete 2,454 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 43 Tiranë 41 Berat 15 Durrës 11 Lezhë 6 Elbasan 5 Gjirokastër 4 Korçë 3 Dibër 3 Kukës 2 Fier 1

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion