Njerëz që vrapojnë dhe një shpërthim i fortë, momenti kur raketat ruse godasin Ukrainën! 31 viktima

Bota

Njerëz që vrapojnë dhe një shpërthim i fortë,

Ky është momenti kur raketat ruse godasin qytetin ukrainas Sumy. Si pasojë e sulmit, të paktën 31 persona humbën jetën, mes tyre 2 fëmijë dhe 83 të tjerë u plagosën.

Ushtria ruse hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Dafinave një ditë e shënuar për besimtarët e krishterë një javë përpara pashkëve.

Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.

Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve folën në ngjarje të ndara gjatë Forumit Diplomatik vjetor në Antalia, teksa i dërguari amerikan, Steve Witkoff vizitoi Rusinë dhe u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi mundësitë për paqe.

Që nga propozimi i SHBA-së një muaj më parë, Rusia ka përshkallëzuar bombardimet e saj ndaj qyteteve të Ukrainës duke lënë të vdekur dhjetëra civilë.

 

ME TE LEXUARAT