Një atentat i mirorganizuar: Zbardhen detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Bota

Një atentat i mirorganizuar: Zbardhen detaje nga ekzekutimi i shqiptarit

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur të hënën në mbrëmje në zonën e Agios Panteleimonas, ku viktimë mbeti 47-vjeçari shqiptar Artur Bashimi.

Sipas medieve greke, momenti i ekzekutimit është regjistruar nga një kamerë sigurie pranë vendit të ngjarjes. Pamjet tregojnë autorin e veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motoçiklete dhe doreza, duke u kujdesur të mos lërë gjurmë.

Ai iu afrua viktimës dhe e qëlloi një herë në gjoks. Më pas, tentoi të qëllonte sërish, por arma u bllokua. Në vendin e ngjarjes u gjetën një gëzhojë e përdorur dhe një fishek i paqëlluar.

Hetuesit grekë theksojnë se ekzekutuesi ka vepruar me një plan të mirorganizuar dhe vendosmëri, duke zgjedhur kohën dhe vendin e duhur, çka sugjeron se krimi ishte një mesazh i qartë. Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, ndërsa policia po analizon videon kornizë pas kornize për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.

Artur Bashimi rezulton person me precedentë të shumtë penalë. Sipas Protothema, në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila grabiste pasagjerët në transportin publik.

Dyshimet janë se vrasja e Bashimit lidhet me të shkuarën e tij kriminale.

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion