Emrat/ Aksidenti në Fier, ja kush janë 4 të plagosurit! Policia jep detaje!

Aktualitet

Emrat/ Aksidenti në Fier, ja kush janë 4 të plagosurit! Policia

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të plagosur, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Genci Zylyftari, Esat Zylyftari (babë e bir), Hatem Bakillari dhe shtetasi Taulant Mekollari.

"Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", në vendin e quajtur "Vajkan", ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT